Site icon Telegrafi

Diskriminimi i aktorëve me ngjyrë, kërkohet nga Chris Rock që të heqë dorë nga drejtimi i ‘Oscars 2016’

Presioni mbi Chris Rockun që të heqë dorë nga drejtimi i ceremonisë së Oscar sa vjen e po shtohet.

Komuniteti afro-amerikan është duke u ankuar për diskriminim racor ndaj Academy Awards, pasi asnjë aktor me ngjyrë nuk është nominuar për Oscar, përkundër performancave të mira të yjeve, si Idris Elba, Will Smith dhe ekipit të Straight Outta Compton.

Në këtë çështje është përfshirë edhe ylli i “Fast & Furious”, Tyrese Gibson, i cili ka kërkuar nga komiku 50-vjeçar që ta braktisë ceremoninë që do të zhvillohet më 28 shkurt 2016.

“Chris Rock bëje gjënë e duhur, bëjua të qartë – ne presim nga ti që të bësh gjënë e duhur…”, ka shkruar Tyrese në Instagram, njofton Telegrafi.

Kujtojmë që në ceremoninë e sivjetme do të konkurrojë edhe filmi i shkurtër nga Kosova, “Shok”. Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”. /Telegrafi/

Exit mobile version