Nata e mbrëmshme (e enjte) në Big Brother VIP Albania ishte e veçantë për këngëtarin Luiz Ejlli.
Artisti nga Shkodra mori një befasi nga “Vëllai i Madh” duke i organizuar natën e beqarisë me sjelljen e kërcimtareve të një klubi të natës për t’u argëtuar.
Një grup vajzash të veshur në të brendshme u kujdesën që të bënin vallëzime provokuese dhe sensuale për dy finalistët Luizi dhe Kristi.
Por, mbrëmjes iu bashkuan edhe disa prej ish-banorëve të shtëpisë së famshme si: Lorenci, Qetsori, Sabiani, Gerti, Ronaldo dhe Berti si pjesë e befasisë për Luizin.
Djemtë u argëtuan deri pas mesnatës në një festë të shfrenuar teksa më pas iu bashkuan edhe dy finalistet vajza Efi dhe Deamishel.
Theksojmë që Luizi festoi nata e beqarisë pasi të shtunën në natën finale të BBVA ai dhe partnerja e tij, Kiara Tito pritet të kurorëzojnë dashurinë me martesë edhe zyrtarisht.
Përveç dasmës së çiftit që u krijua brenda BBVA, në finale e 6 majit priten edhe befasi të tjera për të katër finalistët. /Telegrafi/