Interi është shumë pranë që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka – raportojnë mediat në Zvicër.
Futbollisti shqiptar thuhet se është emri specifik në listën e Antonio Contes, edhe pse thashethemet kanë filluar që në prill, kur akoma nuk ishte angazhuar trajneri italian.
RSI Sport në Zvicër bën të ditur se Interi është në bisedime me 26-vjeçarin dhe se lojtari nuk e ka mohuar këtë gjë.
Megjithatë, Sportitalia bën të ditur se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me thashethemet që e lidhin shqiptarin me zikaltrit.
Ndryshe, Xhaka e ka rinovuar kontratën me Arsenalin para një viti dhe ajo është valide deri në vitin 2023. /Telegrafi/