Telegrafi

Disa klube të Ligës Premier iu marrin para fëmijëve që shoqërohen me lojtarët para ndeshjes

Disa klube nga Liga Premier dhe Championship janë duke fituar para nga një mënyrë jo e zakonshme, pasi po përfitojnë nga fëmijët që dalin me futbollistët para ndeshjes.

Mediumi i njohur britanik The Telegraph, ka publikuar një shkrim ku ka bërë jehonë të madhe në futbollin anglez.

Disa klube nga Liga Premier, por edhe Championship janë duke shfrytëzuar në mënyrë jo korrekte fëmijët që dalin me futbollistët para ndeshjes.

Këto klubet thuhet se janë duke iu marr para fëmijëve para për të parakaluar me lojtarët dhe shifra më e lartë shkon deri në 700 funte për një ndeshjes.

West Ham, Nottingham Forest, Norwich dhe Aston Villa janë disa nga klubet që i kërkojnë fëmijëve pagesa nga 500-700 funte për ndeshjet e tyre më të mëdha, pavarësisht ankesave nga tifozët.

Megjithatë, ka klube të mëdha si Liverpooli, Manchester City, Manchester Unitedi, Chelsea dhe Arsenali që nuk e përkrahin këtë.

Këto klube zakonisht marrin lojtarët e tyre nga moshat e akademisë, ndërsa në raste speciale nëse është dikush i ftuar, nuk paguan. /Telegrafi/