Borussia Dortmundi, RB Leipzigu dhe Wolverhampton Wanderers janë vënë pas talentit të Liverpoolit, Rafael Camacho – raporton gazeta portugeze, Record.
Mesfushori 18 vjeçar nuk është i kënaqur me mënyrën si po trajtohet në Anfield dhe është duke menduar për opsionet e tij.
Për më shumë, bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur, pasi ai heziton ta nënshkruajë vazhdimin e saj.
Sporting Lisbona është një tjetër klub që e ka rikthyer interesimin për futbollistin e ri.
Klubi portugez kishte bërë ofertë për mesfushorin në muajin janar, mirëpo oferta për transferimin e Camachos ishte refuzuar. /Telegrafi/