A e mbani mend kur Manchester City arriti të ‘godas’ duke nënshkruar me yllin e Arsenalit, Samir Nasrin, duke i mposhtur shumë klubet të njohura evropiane që e donin francezin?
Ishte vera e vitit 2011, kur City pagoi 25 milionë funte në atë kohë që ishte shifër shumë e madhe për një mesfushor.
Pas gjashtë vitesh, City kishte vendosur që ta largonte Nasrin, duke vendosur që francezi të kalonte te Antalyaspor.
Antalyaspor, Nasri'nin sözleşmesini karşılıklı olarak feshetti https://t.co/5sDK0BnRHL pic.twitter.com/3gyQKvhZVV
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) January 31, 2018
30-vjeçari zhvilloi vetëm tetë ndeshje me turqit, pasi kaloi nga Manchester City për 3.5 milionë euro.
Nasri tani është lojtar i lirë, por thashethemet e dërgojnë atë përsëri në Ligën Premier.
Sipas Tutto Mercato, ishte West Ham që kishte shprehur gatishmëri për ta kthyer Nasrin në Ligën Premier.
Aug 21 2017 📅 – Samir Nasri leaves Man City for Antalyaspor.
Jan 31 2018 📅 – Samir Nasri is released by Antalyaspor.He only played 8 times for them. pic.twitter.com/RDZ4PICdee
— Footy Accumulators (@FootyAccums) January 31, 2018
Në të shkuarën Samir Nasri ishte një nga mesfushorët më të mirë të Ligës Premier edhe me fanellën e Arsenalit edhe me Manchester Cityn.
Çmimi i ulët që kishte paguar Antalyaspor dhe mosgatishmëria që Sevilla ta blinte edhe pse e kishte në klub, hedhin shumë pikëpyetje mbi lojtari.
Një është e sigurt, një lojtar si Samir Nasri, shumë shpejt mund të bëhet me klub të ri, pasi emri që e ka do t’ia sigurojë një të tillë. /Telegrafi/