Site icon Telegrafi

Dijari në TM kids, fjalëpakë por me shumë dëshira

Pjesëmarrësi i radhës në emisionin e fëmijëve TM kids është Dijar Abdullahi nga Sllatina e Tetovës.
6 vjeçari i pasionuar pas makinave të bukura e veçanërisht ndaj motorëve, tregoi shumë për dëshirat e tij.

Dijari ishte djalosh fjalëpakë por shumë i saktë dhe i qartë në përgjigjet e tij.

Ai rrëfeu për ne se është një adhurues i flaktë i sportit të futbollit, ndërsa Cristiano Ronaldo është lojtari i tij i preferuar.

Dijari nuk përtoj të na flet dhe për anën e tij humanitare dhe familjare, teksa shtoi se nëna e tij i përgatit ushqimet më të mira për të.

Ndonëse tip i shoqërueshëm, Dijari tha se një pjesë të kohës së tij e kalon duke u argëtuar me telefon.

Një rrëfim interesant me të cilin ne u kënaqëm shumë, ju ftojmë që edhe ju t’a ndiqni në linkun e mëposhtëm./Telegrafi/

Exit mobile version