Më herët këtë muaj, Leonardo DiCaprio, shprehu dëshirën e tij për të luajtur një ditë në ekran rolin e Putinit apo Leninit.
“Mendoj se duhet të ketë më shumë filma për historinë ruse, pasi ka rrëfime me vlera si Shekspiri. Kjo është emocionuese për një aktor”, kishte deklaruar pretendenti për Oscar, transmeton TCH.
Dhe tash, duket se 41-vjeçari është me fat, pasi LenninFilm, një kompani filmike ruse i ka ofruar yllit të “The Revenant” shansin të luajë në një film të ri Vladimir Lenin.
“Është gjithmonë interesante të bësh filma. Leonardo diCaprio shpesh në rininë e tij është krahasuar me Leninin. Ne kemi mjaftueshëm skenar dhe mund të rikrijojmë periudhën e revolucionit”, ka thënë zëdhënësja e Lenfilm, Valeriy Karlov, për Baltika FM.
Por jo vetëm që Di Caprio ka shprehur interes për mendimtarët rus, por ai ka mjaft ngjashmëri me të riun Lenin.