Telegrafi

Diamant që verbon – Dua Lipa mahnitëse në Brit Awards (Foto)

Dua Lipa ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Brit Aëards.

Bukuroshja arriti në ngjarjen më të madhe muzikore në Britani që po zhvillohet në O2 Arena të Londrës.

Dua në momentin e arritjes në Brit Awards pozoi për paparacët e pranishëm të cilët i shtangu. Foto: Getty Images

Ajo la të shtangur paparacët dhe prezantuesit e këtij evenimenti, pasi dukja e saj tejet elegante sa edhe seksi krahas qëndrimit të saj dhe flokut të kuruar e bënë atë që të jetë një diamant verbues, shkruan Telegrafi.

Momenti kur Dua pritet nga prezantuesit e Brit Awards. Foto: Twitter

Fansat nuk rreshtnin së brohorituri për të, tëksa në rrjetet sociale vlerësimet për të janë stratosferike.

Lexo po ashtu Dua Lipa pa makijazh teksa rregullon flokët për Brit Awards (Foto)

“Ajo është e lindur për tapetin e kuq”, ka shkruar një nga ndjekësit e ceremonisë së Brit Awards.

Dua e emocionuar, por e ëmbël gjatë intervistës.

Dua Lipa ka zhvilluar edhe intervistën e parë, teksa ishte befasia e ëmbël e kësaj mbrëmje. /Telegrafi/