Telegrafi

Diakhaby po shkëlqen me Lyonin, tri skuadrat e mëdha italiane dhe dy angleze pas tij

LISBON, PORTUGAL - JULY 23: Lyon's defender Mouctar Diakhaby during the Friendly match between Sporting CP and Lyon at Estadio Jose Alvalade on July 23, 2016 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Mbrojtësi i talentuar Mouctar Diakhaby shihet si e ardhmja e futbollit francez.

Paraqitjet e mira me Lyonin në dy vitet e fundit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha.

Kësisoj Diakhaby duket se po kalon vitin e tij të fundit tek skuadra e tij aktuale Lyon.

20-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje këtë edicion me fanellën e Lyonit ku ka shënuar edhe një gol në Ligue 1.

Diakhaby duke iu gëzuar një goli me fanellën e Lyonit (Foto /Getty Images)

Tri skuadrat e mëdha italiane, Roma, Juventus dhe Inter janë vënë në kërkim të mbrojtësit të talentuar.

Por Lyonin e kanë kontaktuar edhe dy skuadrat angleze, Manchester City dhe Chelsea për të pyetur për çmimin e lojtarit.

Sipas L’Equipe, Lyon e vlerëson shumë talentin e tyre dhe për ta lënë të lirë kërkon rreth 30 milionë euro.

Kujtojmë që kontrata aktuale e Diakhabyt me Lyonin skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/