Mesfushori argjentinas, Angel Di Maria ka pëlqyer disa fotografi të lojtarëve dhe ekipit të Barcelonës pas fitores në El Clasico ndaj Real Madridit.
El Clasico e parë e sezonit në La Liga në mes te Real Madridit dhe Barcelonës, e zhvilluar në Santiago Bernabeu ka përfunduar me fitoren e katalunasve.
Gjiganti katalunas ka shkatërruar Mbretërit në shtëpinë e tyre, duke i mposhtur me rezultat të thellë 3-0.
Fitorja ndaj rivalit të urryer spanjoll sjelli shumë gëzim dhe festë tek tifozët, por edhe tek lojtarët e Barcelonës.
Megjithatë, kësaj fitore nuk i gëzuan dhe nuk e pëlqyen vetëm njerëzit që janë të lidhur gjigantin katalunas, por edhe ata që kanë të kaluar me klubin mbretëror.
I tillë është argjentinasi, Di Maria, i cili me Instagramin e tij ka pëlqyer një numër të madh të fotografive të lojtarëve Blaugrana që festojnë fitoren, duke përfshirë foton e tyre të skuadrës në dhomën e veshjes pas fishkëllimës përfundimtare.
Në fakt, Di Maria ishte afër për t’u transferuar te Barcelona, pasi katalunasit dukeshin afër për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germainit në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Transferimi i argjentinasit do vinte si një alternativë ndaj Philippe Coutinhos së Liverpoolit, pasi anglezët nuk lëshon pe për largimin e tij. /Telegrafi/