Angel Di Maria ka vendosur të largohet nga gjiganti francez, Paris Saint Germain.
Sulmuesi argjentinas nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Unay Emery dhe ka kërkuar largimin.
Me ardhjen e dyshes Neymar dhe Kylian Mbappe hapësirat e Di Marias janë minimizuar tek parisinet.
Kësisoj argjentinasi ka shprehur gatishmërinë për tu larguar dhe për ta gjetur një skuadër ku mund të luajë rregullisht.
Lideri aktual i Ligue 1, PSG ka pranuar propozimin e anësorit për tu larguar dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin.
Ajo skuadër që dëshiron transferimin e Di Marias gjatë afatit kalimtar të janarit duhet të paguajë 35 milionë euro.
Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit është folur se mund t’i bashkohet Barcelonës në La Liga.
Gjithsesi në garë për reprezentuesin e Argjentinës mbetet edhe skuadra italiane Inter. /Telegrafi/