Telegrafi

Di Maria pritet ta nënshkruajë kontratën me Juven të mërkurën

(Foto: Juve Edits)

Angel Di Maria mund ta nënshkruajë kontratën e tij me Juventusin nesër (e mërkurë), sipas njoftimeve nga Argjentina.

Pas largimit nga Paris Saint-Germaini, anësori argjentinas ka menduar disa javë para se ta marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Meqë kontrata i skadon më 30 qershor, ai është lojtar i lirë, ndërsa Zonja e Vjetër dhe Barcelona kishin bërë oferta serioze dhe ai e zgjodhi ekipin italian.

(Foto: ForzaJuventus)

Palët janë duke diskutuar për detajet finale të kontratës njëvjeçare në vlerë prej 7.5 milionë euro plus bonuset e lidhura me performancën.

Lexo po ashtu Di Maria te Juventus - çfarë po mungon

Sipas Relevo në Argjentina, Di Maria do ta nënshkruajë që nesër (e mërkurë) kontratën me Juventusin.

Ai ndodhet me pushime në Spanjë dhe besohet se i ka përfunduar më herët fshehurazi ekzaminimet mjekësore. /Telegrafi/