Site icon Telegrafi

Di Maria flet për transferimin e Messit te PSG, Koeman reagon me zemërim

Angel di Maria ka zemëruar Ronald Koemanin duke folur mbi mundësinë që bashkatdhetari i tij Lionel Messi t’i bashkohet atij në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Messit me Barcelonën përfundon këtë verë, me argjentinasin që thuhet të jetë i pavendosur se çfarë të bëjë në të ardhmen. Ai u përpoq të largohej nga klubi verën e kaluar, por u pengua nga Josep Maria Bartomeu dhe bordi i Barcelonës.

PSG është lidhur shumë me të, ashtu si Manchester City. Të dy kanë aftësinë financiare për të bërë marrëveshjen dhe nënshkruajnë me yllin argjentinas.

Neymar, një nga miqtë e tij më të mirë, është në prag të rinovimit të marrëveshjes së tij në PSG-në, ndërsa një tjetër bashkatdhetar, Mauricio Pochettino, sapo ka marrë përsipër detyrën e trajnerit. Në City e pret Pep Guardiola, njeriu që udhëhoqi Messin në dy tituj të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu “Formacioni për të pushtuar Evropën”, 11-shja që PSG synon të ndërtojë rreth Messit, Neymarit dhe Mbappes

Di Maria, duke folur për gazetën Marca tha se lëvizja mund të ndodhte.

“Po, po, shpresoj se po. Ka shumë mundësi. Ne duhet të jemi të qetë dhe gjërat do të zhvillohen”, ka thënë fillimisht Di Maria kur u pyet nëse Messi mund t’i bashkohej atij në Paris.

Kontrata e tij përfundon në PSG në 30 qershor, por ai është i sigurt për të siguruar një rinovim.

“Për momentin po flasim me qetësi. Neymar është shumë më i ri, kështu që është normale që ata të flasin së pari me të. Pak nga pak po negociojmë. E rëndësishme është që unë jam i lumtur në Paris”, përfundoi argjentinasi.

Lexo po ashtu Pochettino flet rreth transferimeve të mundshme të Messit dhe Ramosit në PSG

Komentet e tij nuk i pëlqyen Koeman, i cili u përgjigj pasi Barcelona mundi Granadan 5-3 në Copa del Rey për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Skuadra e tij përballet me PSG në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve.

“Më duket se është mungesë respekti. Është e gabuar të thuash diçka të tillë, veçanërisht përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve”.

“Nuk është e drejtë dhe nuk mendoj se është respektuese ndaj Barcelonës të flasësh kështu për një lojtar që është i yni. Ata flasin shumë për Leon, i cili luan për Barcelonën. Përveç kësaj, ne kemi një short kundër tyre”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/

Exit mobile version