Angel Di Maria ka dhuruar magji gjatë miqësores së fituar nga Benfica ndaj Al Nassr, ndërsa në një moment e dribloi keq ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo.
Lojtarët e Al-Nassr kanë vazhduar të humbasin në përgatitje për sezonin e ri ndaj skuadrave evropiane dhe mbrëmë kanë marrë një mësim nga Benfica, e cila i ka mundur me rezultat 4:1.
Kjo ishte ndeshja e rikthimit të Di Marias me fanellën e gjigantit portugez dhe magjistari argjentinas tregoi menjëherë se nuk ka harruar të luajë futboll.
Ai luajti një pjesë në të cilën tregoi atë që posedon.
Argjentinasi i çmendi lojtarët e klubit saudit me lëvizjet e tij të kthjellëta dhe njëri nga “klientët” e tij ishte Ronaldo.
Stop that Di Maria. pic.twitter.com/UR43f8J50d
— Stop That Football (@stopthatfooty) July 20, 2023
Di Maria i “shiti” një driblim fantastik duke ia vendosur një top mbi kokë Ronaldos, për çka portugezi nuk u interesua, ndaj e faulloi i frustruar.
Përveç asaj lëvizjeje, ylli argjentinas Di Maria shënoi edhe golin e parë nga katër golat e ekipit të tij. /Telegrafi/