Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint Germain në afatin kalimtar veror.
Anësori argjentinas është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion, por që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021.
PSG i ka ofruar vazhdimin e kontratës, por lojtari nuk është i kënaqur dhe ende nuk ka rinovuar për dy vite të tjera.
Kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha italiane Juventus, Napoli e Inter që po duan transferimin e argjentinasit në Serie A.
Në rast se Di Maria nuk pajtohet për rinovimin e kontratës deri në qershor, atëherë PSG do ta nxjerr në shitje yllin e tyre.
Kampioni në fuqi i Francës është gati ta lë të lirë Di Marian të largohet për një shumë prej 35-40 milionë eurove.
32-vjeçari këtë edicion ka luajtur 37 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 21 asistime. /Telegrafi/