Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, ka bërë që Qeveria e Kosovës konkretisht Ministria e Drejtësisë që të dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës dosjen për Vettingun.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bazuar në disa të dhëna rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale, ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.
Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë konferencës për media ku folën për rastin e 11 vjeçares e cila u dhunua na pesë persona në fund të gushtit në Prishtinë, e që dyshohet se i njëjta gjë i kishte ndodhur edhe në qershor, kryeministri Kurti tha se në 85 për qind të rasteve të dhunës seksuale, viktimat kanë qenë të mitura.
“Në mbi 85 për qind të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë”, ka thënë Kurti.
E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tu shpreh se po të vepronte Prokuroria me kohë në këtë rast nuk do të ndodhte kjo e cila ka ndodhur, derisa uroj që do të ketë edhe dorëheqje të tjera.
“Ka pasur dy dorëheqje dhe ne urojmë që të ketë edhe të tjera për faktin që e kuptojmë ka edhe zyrtarë të tjerë që nuk i kanë kryer detyrat e tyre pas asaj që ka ndodhur. Siç e dini unë dje kam kërkuar edhe dorëheqjen edhe të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Po të vepronte Prokuroria me kohë ata persona do të arrestoheshin më herët, ata vepruan dy muaj më pas. Jemi duke identifikuar persona përgjegjës brenda MD dhe MPB që mund të ndërlidhen me rastin dhe të marrim masa edhe ndaj atyre”, tha Haxhiu. /Telegrafi/