Policia e Kosovës ka bërë se ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës të Gjykatës dhe ka shkaktuar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 19:20 në Lipjan.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/