Turisti britanik që pagoi 100 funte për rezervimin e një dhome në kryeqytetin holandez, u befasua kur kjo doli të ishte një kontejner skaj një rruge.
Ben Speller shkoi në Amsterdam të Holandës gjatë javs së kaluar, për të parë takimin futbollistik ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Ajax, transmeton Telegrafi.
I bindur se kishte gjetur një ofertë të mirë dhe të lirë, pasi që reklamohej një dhomë e përbashkët, që është e përshtatshme dhe e pastër.
Vizitori nga Londra, mbeti i habitur, kur kuptoi se natën do ta kalonte brenda një kontejneri skaj rruge, ku ishin tre dysheke dhe asgjë tjetër. Madje, për të kryer nevojën, ai duhej të dilte përjashta, që të shfrytëzonte tualetin portativ.
Në momentin që kishte arritur, Speller i ka kërkuar taksistit tri herë që të shkonte rrotull, meqë nuk bindej se dhoma që rezervoi në fakt ishte vetëm një kontejner.
Autoritetet që merren me turizëm, u kërkuan forcave të rendit ta largojnë kontejnerin dhe të bëhen kontrolle në reklama, ku ofrohen dhoma të ngjashme. /Telegrafi/