Telegrafi

Dhjetë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar veror – nga Felix deri te Rodrigo

Afati i transferimeve në Evropë tashmë është mbyllur dhe klubet nuk kanë kursyer asgjë për t’i arritur shumicën e objektivave të tyre.

Real Madridi dhe Barcelona ishin shpenzuesit më të mëdhenj në këtë afat kalimtar, pasi nga arka e tyre dolën 305 milionë euro, respektivisht 255 milionë.

Altletico Madridi e udhëheq garën për transferimin më të shtrenjtë në këtë afat kalimtar, e që është Jao Felix që kaloi nga Benfica për 136.3 milionë euro.

Lexo po ashtu Top dhjetë shpenzuesit më të mëdhenj në këtë afat kalimtar veror

Pas talentit portugez vije Antoine Griezmann që e kompletoi kalimin nga Los Cholchoneros te Barcelona për shumën e 129.8 milionë euro.

Në top treshe futet Eden Hazard, që e realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë për të luajtur te Real Madridi, e që transferimi i tij kushtoi plotë 106.8 milionë euro nga Chelsea. /Telegrafi/