Chelsea është njëra ndër skuadrat më të mëdha në Angli në vitet e fundit, duke marrë parasysh trofetë që ka fituar ndër vite.
Skuadra londineze që udhëhiqet nga Roman Abramovich, ndër vite ka rivalizuar skuadrat më të mëdha evropiane për titujt më të mëdhenj në Evropë.
Blutë e Londrës deri më tani kanë fituar të gjithë trofetë e mundshëm, si gjashtë herë Ligën Premier, tetë Kupa FA, pesë Kupa të Ligës, dy Liga të Evropës, dy Kupa UEFA, një Ligë të Kampionëve dhe një Superkupë të UEFA-s.
Chelsea po ashtu ka shpenzuar edhe shuma të majme të transferimeve për t’i arritur këto suksese, e që prej tyre veçohen dhjetë:
= Didier Drogba nga Marseille për 37 milionë euro (2003)
= Michy Batshuayi nga Marseille për 38 milionë euro (2016)
= Tiemoue Bakayoko nga Monaco për 40 milionë euro (2017)
= Andriy Shevchenko nga Milani për 43 milionë euro (2006)
= Mateo Kovacic nga Real Madridi për 44 milionë euro (2019)
= Jorginho nga Napoli për 55 milionë euro (2018)
= Fernando Torres nga Liverpooli për 58 milionë euro (2010)
= Christian Pulisic nga Borussia Dortmundi për 63 milionë euro (2019)
= Alvaro Morata nga Real Madridi për 65 milionë euro (2017)
= Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao për 80 milionë euro (2018). /Telegrafi/