Juventusi është lider në çdo aspekt në Serie A, si për kualitet dhe sukses, po ashtu edhe me paga.
Futbollisti më i paguar është Cristiano Ronaldo që vjen nga kjo skuadër me 30 milionë euro në sezon.
Edhe trajneri më i paguar në kampionatin italian është Massimiliano Allegri që e drejton Juventusin prej pesë vitesh.
Trajneri i Juventusit paguhet 7.5 milionë euro në sezon, duke lënë pas Carlo Ancelottin e Napolit, me një milion më pak.
Në vendin e tretë është Luciano Spalletti i Interit, me 4.5 milionë euro.
Eusebio Di Francesco është i katërti, ndërsa vetëm i pesti trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso.
Renditja e top-10 mbyllet nga Marco Gianpaolo i Sampdorias që merr pak më shumë se një milion euro. /Telegrafi/
Dhjetë trajnerët më të paguar në Serie A
1#Massimiliano Allegri (Juventus), 7.5 milionë euro
2-Carlo Ancelotti (Napoli), 6.5 milionë euro
3-Luciano Spalletti (Inter), 4.5 milionë euro
4-Eusebio Di Francesco (Roma), 3 milionë euro
5-Gennaro Gattuso (Milan), 2 milionë euro
6-Walter Mazzarri (Torino), 2 milionë euro
7-Sinisa Mihajlovic (Bologna), 1.5 milion euro
8-Gian Piero Gasperini (Atalanta), 1.4 milion euro
9-Simone Inzaghi (Lazio), 1.3 milion euro
10-Stefano Pioli (Fiorentina), Marco Gianpaolo (Sampdoria), 1.1 milionë euro