Telegrafi

Dhjetë të famshmit që fitojnë miliona nga Instagrami

Të marrësh para nga rrjeti social Instagram tashmë nuk është diçka e re!

Ky rrjet social ka krijuar një hapësirë të re për blogerët, të cilët përmes produkteve që reklamojnë arrijnë të sigurojnë të ardhura të mira nga Instagrami.

Kylie Jenner, Selena Gomez dhe Cristiano Ronaldo janë vetëm disa nga emrat që fitojnë miliona nga ky rrjet social.

“Hopper HQ” ka sjell së fundmi një renditje me dhjetë personat e famshëm që fitojnë më së shumti nga ky rrjet social, listë e cila kryesohet nga Kylie Jenner, e cila njëherësh po përgatitet të bëhet miliarderja më e re në botë.

Në vazhdim ju sjellim listën me 10 të famshmit të cilët fitojnë më së shumti nga Instagrami:

Kylie Jenner (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 111 milionë
Shuma që fiton për një postim: një milionë dollarë

Selena Gomez (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 139 milionë
Shuma që fiton për një postim: 800 mijë dollarë (687 mijë euro)

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 137 milionë
Shuma që fiton për një postim: 750 mijë dollarë (644 mijë euro)

Kim Kardashian West (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 114 milionë
Shuma që fiton për një postim: 720 mijë dollarë (619 mijë euro)

Beyonce (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 116 milionë
Shuma që fiton për një postim: 700 mijë dollarë (601 mijë euro)

Dwayne Johnson (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 111 milionë
Shuma që fiton për një postim: 650,000 dollarë për foto (560 mijë euro)

Justin Bieber (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 101 milionë
Shuma që fiton për një postim: 630 mijë dollarë (542 mijë euro)

Neymar (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 100 milionë
Shuma që fiton për një postim: 600 mijë dollarë (516 mijë euro)

Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 97.3 milionë
Shuma që fiton për një postim: 500 mijë dollarë (430 mijë euro)

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

Ndjekës: 93.2 milionë
Shuma që fiton për një postim: 500 mijë dollarë (430 mijë euro). /Telegrafi/