Sportistët francezë luajnë një rol të rëndësishëm në botë e sportit.
Futbollistët dhe basketbollistët francezë kanë pushtuar botën, ndërsa edhe pagat e tyre janë marramendëse.
Mbi 10 sportistë francezë paguhen mbi 10 milionë euro.
Listën e nis ylli i Marseilles, Dimtri Payet, me 9.5 milionë euro pagë.
Pas tij vijnë Samir Nasri (10.3) dhe Blase Matuidi (11.4), transmeton Telegrafi.
Në pozitën e shtatë vjen Antoine Griezmann (12.3) , ndërsa iu gjashti është basketbollisti Joakim Noah i New York Knicks me pagë prej 13.9 milionë euro.
Franck Ribery i Bayern Munich dhe Nicolas Batum i Charlotte Hornets, paguhen nga 14 milionë euro në vit, shkruan Marca.
Podiumin e mbyll Karim Benzema i Real Madridit me 15.6 milionë euro.
Paul Pogba i Manchester United paguhet 18 milionë euro,ndërsa francezi më i paguar në botë është basketbollisti Tony Parker i San Antonio Spurs me 19.6 milionë euro. /Telegrafi/
Sportistët dhe pagat e tyre
10.Dimitri Payet (Marseille): 9.5 milionë euro
9.Samir Nasri (Sevilla): 10.3 milionë euro
8.Blaise Matuidi (PSG): 11.4 milionë euro
7.Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 12.3 milionë euro
6.Joakim Noah (New York Knicks): 13.9 milionë euro
5.Franck Ribery (Bayern Munich): 14 milionë euro
4.Nicolas Batum (Charlotte Hornets): 14 milionë euro
3.Karim Benzema (Real Madrid): 15.6 milionë euro
2.Paul Pogba (Manchester United): 18 milionë euro
1.Tony Parker (San Antonio Spurs): 19.6 milionë euro