Lajmi i ditës së shtunë në botën e futbollit ishte rinovimi i Lionel Messit me Barcelonën.
Argjentinasi vazhdoi kontratën edhe për katër vite, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e klubit katalunas deri në vitin 2021.
Messi është një nga lojtarët më të kërkuar, posaçërisht nga PSG, Manchester City, klubet nga Kina dhe Arabia Saudite dhe kështu atij i është vendosur një klauzolë.
Klauzola e largimit është 700 milionë euro, pra një shifër që vështirë se ndonjë klub mund ta arrijë ta paguajë.
Kështu 30-vjetari është lojtari me klauzolën më të madhe te Barcelonë, i ndjekur nga Ousmane Dembele me 400 milionë, ndërsa në vendin e tretë është Gerard Pique me 200 milionë euro.
Klauzolë si të mbrojtësit spanjoll kanë edhe Sergio Busquets dhe Luis Suarez, të cilët edhe mbyllin top pesëshen.
Në vendin e gjashtë renditet Andre ter Stegen me 180 milionë euro, pas tij vijnë Jordi Alba (140 milionë), Paulinho (120 milionë) dhe Ivan Rakitic (110 milionë euro).
Ndërsa top dhjetëshja mbyllet nga Arda Turan me 110 milionë euro.
Vlen të theksohet se Andre Iniesta ka rinovuar ditë më parë me një kontratë të përjetshme, e cila nuk ka klauzolë lirimi. /Telegrafi/