Mediat italiane njoftojnë se Gerard Deulofeu është i lumtur të bashkohet me Interin, por Barcelona do ta lërë të largohet vetëm nëse ata nënshkruajnë me Philippe Coutinhon nga Liverpooli.
Nerazzurët po kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre në janar, por shqetësimet financiare të Fair Play thonë se ata mund të bëjnë vetëm huazime dhe marrëveshje të shkëmbimit këtë muaj.
Ata kanë qenë shumë të lidhur me një lëvizje për Deulofeun – megjithëse nuk është e qartë nëse ai mund të largohet nga Barça këtë muaj.
Por, mediumi italian Tuttomercatoweb raporton se anësori spanjoll dëshiron të kthehet në Itali, ku më parë luajti te Milani.
Ish-lojtari i Evertonit kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te rivalët e Milanit dhe ai dëshiron të luajë rregullisht për të fituar një vend në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Megjithatë, Blaugranët nuk do të lejojnë që ai të largohet nëse ata nuk mund arrijnë të bëjnë një transferim të madh për vete.
Fjala është për marrëveshjen e tyre me Coutinhon këtë muaj dhe ata do të duan të paktën 12 milionë euro për Deulofeun.
Interi nuk mund të bjerë dakord me këtë, pasi ata mund të përballojnë vetëm për të bërë një marrëveshje huazimi nëse ata duan të qëndrojnë brenda udhëzimeve të FFP-së. /Telegrafi/