Telegrafi

Detajet pas marrëveshjes për Timo Werner: Shuma e paguar, paga e lojtarit dhe vitet në kontratë

Chelsea ka zyrtarizuar kalimin e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.

Frank Lampard ka kërkuar tash e një kohë opsione për sulmuesin dhe klubi ia ka siguruar njërin nga sulmuesit më të mirë në Evropë.

Gjermani do t’i luajë edhe dy ndeshje në Bundesligë me RB Leipzig për tu bashkuar pastaj me Chelsean, ku ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare.

Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Timo Werner

Ai do të ketë pagë prej 195 mijë euro në javë, duke u bërë nga më të paguarit në klub.

Chelsea ka paguar te RB Leipzig plot 53 milionë euro, shkruajnë mediat angleze.

 

Werner do të bashkohet me klubin më 1 korrik dhe nuk do të mund ta përfaqësojë ekipin e tij në pjesën e mbetur të sezonit në Ligën e Kampionëve, që vazhdon në gusht.

Chelsea më parë ka zyrtarizuar edhe yllin e Ajaxit, Hakim Ziyech. /Telegrafi/