Gianluca Scamacca është zgjedhja që ka bërë Interi për ta kompletuar repartin ofensivë.
Sulmuesi italian do të rikthehet në Serie A vetëm pas një viti të kaluar në Angli me fanellën e West Ham United.
Inter dhe West Ham kanë vazhduar me negociatat, derisa vet lojtari i ka thënë po transferimit te zikaltërit edhe pse për një kohë të gjatë ishte në pritje të Romës.
Calciomercato ka raportuar se 48 orët e ardhshme janë vendimtare për tu kompletuar transferimi i Scamaccas në Giuzeppe Meazza.
Lojtari tanimë ka një marrëveshje personale me Interin dhe vetëm po pret marrëveshjen finalen mes dy klubeve.
Gjithnjë sipas mediumit italian, kostoja totale e këtij transferimi pritet të jetë 25 milionë euro plus bonuse që Interi do t’i paguaj West Hamit.
Me transferimin e Scamacca, Inter kompleton repartin ofensivë pas largimit të Romelu Lukakut dhe Edin Dzekos. /Telegrafi/