Milani dhe Chelsea thuhet të kenë arritur marrëveshje për transferimin e Ruben Loftus-Cheek ne San Siro. Vlera e plotë e transferimit raportohet të jetë shifrën prej 20 milionë eurosh.
Burime të ndryshme kanë njoftuar se marrëveshja është arritur gjatë të hënës, ndërsa edhe lojtar është pajtuar për kushtet personale me Rossonerët.
Megjithatë, ka raportime të ndryshme në lidhje me formulën dhe detajet e transferimit të mesfushorit, i cili mund të luajë edhe si anësor i djathtë. Fillimisht, ishte njoftuar se është fjala për huazim me obligim blerjeje në vlerë prej 15 milionë eurosh.
Por, tani Sky Sport Italia bën të ditur se transferimi është i përhershëm në vlerë prej 16 milionë eurosh plus katër milionë të tjera në formë shtesash dhe bonusesh.
27-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në qershor 2024 me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit, mirëpo duket se karrierën do ta vazhdojë te Milani. /Telegrafi/