Site icon Telegrafi

Detajet e dasmës së Sinan Hoxhës

Këngëtari Sinan Hoxha do të martohet më 27 gusht në një ceremoni luksoze, detajet e së cilës tanimë kanë dalë.

Pak kohë pasi është fejuar, Sinan Hoxha ka vendosur të mos presë më dhe t’i jap fund beqarisë, duke u martuar me Andrrën.

Dasma do të bëhet në Tiranë më 27 gusht dhe sipas burimeve, nusja do të merret me krushq nga Tirana në Kumanovë, prej nga është nusja, duke u bërë kështu një ceremoni mjaft tradicionale.

Më pas, sipas Panorama Plus e gjithë ceremonia do të zhvillohet në Tiranë në një ceremoni luksoze me shumë të ftuar.

Mes shumë të ftuarve do të jenë edhe të famshmit miq të këngëtarit si Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Rozana Radi, Zajmina Vasjari, Shyhrete Behluli, Seldi, Meda e të tjerë.

Nusja do të veshë tri fustane të cilat i ka blerë në Gjermani, ku ajo jeton, dhe në Itali ndërsa për argëtimin e mysafirëve do përkujdeset mikesha e çiftit, Gjyste Vulaj. /mapo/

Exit mobile version