Disa të famshmëve vërtet u është nevojitur kontratë paramartesore, pasi betejat e tyre gjyqësore për divorc, thjesht, janë shndërruar në një cirk të vërtetë.
Sot Denise Richards dhe Charlie Sheen duken si njerëz që janë shkurorëzuar të lumtur. Mirëpo, ndarja e tyre vërtet dukej si cirk. Njëri nga detajet më bizare që është zbuluar, është se ajo nga ish-burri, ka kërkuar donacion të spermës, ndërsa kërkesën ia ka bërë me e-mail. Më vonë ka thënë se e-maili ishte mashtrim, por njohësit e saj kanë thënë se ajo vetëm po mundohet të mbulojë gabimin e saj të turpshëm.
Kur aktorja Nikki Reed ka kërkuar divorcin nga burri i saj Paul McDonald, askush nuk e kishte kuptuar kërkesën e saj për përkujdesje, pasi çifti nuk kishte fëmijë, transmeton Zëri. Paulit i kishte takuar shtëpia në Nashwill, ndërsa Nikki ka marrë tri shtëpitë tjera dhe përkujdesje të plotë ndaj qenit të tyre, Encos.
Dhe përderisa Kim Kardashianin ende e ngacmojnë, sepse vetëm 72 ditë pasi ishte martuar me Kris Humphries, ishte shkurorëzuar, në realitet martesa e saj ka zgjatur më shumë. Kris pas këtij turpërimi, nga inati e kishte zgjatur procedurën e divorcit për një vit e shtatë muaj, pak para se ajo të lindte fëmijën e saj me burrin aktual, Kanye West.
Kur martesa e reperit ‘The Dream’ ka dështuar, ai kishte pranuar që gruas së tij, këngëtares Christina Milian, t’i ofrojë një kontratë, e cila do ta bënte të pasur. Kjo ishte në rregull, pasi arsyeja e divorcit, ishte tradhtia. Asaj nuk i mjaftonte kjo, por kishte kërkuar 10 për qind të parave që Dream i fitonte nga dueti me Justin Bieber në këngën “Baby”, të cilën ai e kishte shkruar.
Kur Pamela Bach dhe David Hasselhoff ishin shkurorëzuar, aktori kishte fituar të drejtën ekskluzive për emrat e tij përkëdhelës Hoff dhe Malibu Dave, si dhe mbi një fjali e cila ishte shenja e tij mbrojtëse. Kishte fituar edhe të drejtën për albumin e tij “Night Rider”, nga viti 1984.