Identiteti i dezertorit rus Maxim Kuzminov, 28-vjeç, i cili u likuidua në Spanjë, pasi kishte ikur me helikopter në Ukrainë, mediat spanjollë raportojnë është konfirmuar identiteti i tij përmes gjurmëve të gishtërinjve.
Siç raporton euronews, policisë i janë nevojitur disa ditë që të zbulojë identitetin e vërtetë të burrit të vrarë në qytetin Vilahajosa në jug të Spanjës.
Kuzminov, i cili kishte ikur në Ukrainë me helikopter në gusht të vitit të kaluar, kishte jetuar në Spanjë me emër tjetër dhe pasaportë ukrainase, transmeton Telegrafi.
Trupi i burrit për të cilin fillimisht u besua se i ka 33 vjet, është gjetur më 13 shkurt me shumë plagë nga armët e zjarrit në në garazhin e një ndërtesë luksoze në rajonin La Kala.
EXPILOTO FUE ASESINADO EN #ESPAÑA | Maxim Kuzmínov, el piloto ruso que desertó el pasado agosto para entregarse al Ejército ucraniano con el helicóptero que pilotaba, fue asesinado a tiros el pasado 13 de febrero en un garaje de una urbanización de Villajoyosa (España). pic.twitter.com/e8ugw61w6T
— Revista Alternativa (@AlternativaCol) February 20, 2024
Hetuesit më pas kanë gjetur një veturë të djegur në qytetin fqinj El Kampelo, ku vrasësit kanë ikur pasi kishin shkrepur 12 plumba mbi Kuzminovin.
Mediat spanjolle raportojnë se para ikjes më veturë, të dyshuarit kishin kaluar me mjet motorik mbi trupin e pajetë të Kuzminovit.
E përditshmja spanjolle La Informacion raportojnë se hetuesit janë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët besohet se kanë ikur me veturën që më vonë është gjetur e djegur në një qytet tjetër.
Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se bëhet fjalë për pilotin rus i cili vitin e kaluar iku me helikopterin Mi-8 në Ukrainë.
Los investigadores de la Guardia Civil constatan que al capitán desertor ruso Maxim Kuzminov lo mató "un grupo profesional" que estudió su rutina y le vigiló en Villajoyosa, que incluso controló las cámaras de su garaje VIA: @elespanolcom pic.twitter.com/l3rkX5fVmR
— Menny ALERTA DE RIESGO (@MennyValdz) February 20, 2024
“Vendosi të shkojë në Spanjë në vend se të qëndrojë këtu. I kishte telefonuar ish-të dashur dhe më vonë është gjetur i vrarë”, raporton portali ukrainas Ukrainska Pravda – duke u thirrur në burime brenda inteligjencës ushtarake ukrainase HUR.
Zëdhënësi i HUR, Andryi Yusov i cili në shtator zbuloi se Kuzminovi ka marrë një shpërblim prej 500 mijë dollarëve për ikjen e tij, gjithashtu ka konfirmuar vdekjen e pilotit rus.
Sergei Narishkkin, kreu i inteligjencës ruse komentoi pretendimet mbi vdekjen e Kuzminovit.
“Rusët e kanë traditë që për të vdekur të flasin mirë ose të heshtin. Ky tradhtar dhe kriminel është bërë kufoma morale në momentin kur e mendoi planin e tij”, tha Narishkkin. /Telegrafi/