Granit Xhaka arriti ta fitojë një trofe në sezonin e tij të parë me Arsenalin duke e rrëmbyer Kupën FA.
Aktori i njohur nga Tetova, Blerim Destani, ka qenë ndër të parët që e ka uruar. Ai e ka publikuar një fotografi nga video-biseda me mesfushorin shqiptar, pjesë e të cilës është edhe sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez.
“Urime për heroin tim Granit Xhaka. Arsenal. Urim e shqipe”, ka shkruar Destani në postimin e tij.
Arsenali arriti “ta shpëtojë” paksa sezonin e dështuar duke e mbyllur me trofeun e FA Cup.
Topçinjtë fituan me rezultat 2-1 në finale të kësaj gare kundër Chelseat. /Telegrafi/