Telegrafi

Dështon Sportingu, Gabigol më afër Benficas dhe Malagas

Gabriel Barbosa nuk do të luajë te Sporting Lisbon këtë sezon.

Sulmuesi brazilian i cili do të huazohet nga Interi që të luaj rregullisht duhet të gjejë një ekip tjetër pasi drejtuesit e Sporting nuk marrin përsipër të paguajnë një pjesë të pagës së lojtarit, kërkesë kjo e Interit.

Mund të shfaqen tashmë hipoteza të reja për të ardhmen Gabigol, ku Benfica dhe Malaga kanë shfaqur interes për ta afruar sulmuesin brazilian.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti i ka bërë të ditur lojtarit se nuk ka vend në skuadrën e tij.

Pas është Eder i preferuari i tij si zëvendësues në sulm. /SS/Telegrafi/