Telegrafi

I dështoi transferimi te Nottingham Forest në minutën e fundit, Batshuayi përfundon te Fenerbahce në Turqi

Michy Batshuayi është futbollisti i radhës që është larguar nga gjiganti anglez Chelsea.

Sulmuesi belg u rikthye te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Besiktas ku pati paraqitje shumë të mirë.

Batshuayi ishte shumë pranë transferimit te Nottingham Forest në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës, por ky transferim dështoi.

Gjithsesi ai nuk ishte në planet e Chelseat dhe menjëherë është bërë me skuadër të re.

Belgu do të vazhdoj karrierën në Turqi pasi ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen, ku klubi turk ka njoftuar për të.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

“Klubi ynë ka bërë marrëveshje me klubin e Chelseat për transferimin e Michy Batshuayi në ekipin tonë”.

“Futbollisti vjen në Stamboll për të bërë intervistat, për të kaluar kontrollin shëndetësor dhe për të çuar përpara procesin”, thuhet në njoftimin e klubit turk. /Telegrafi/