Telegrafi

Dyshohet në tradhtinë e Florentino Perezit ndaj Ceferin – mësohet emri i presidentit të Superligës Evropiane

Ideja për Superligës Evropiane duket se do ta shkaktojë një rrëmujë të madhe në futboll.

UEFA është kundër krijimit të garës dhe ka kërcënuar 12 klubet që po kërkojnë të formohet një kompeticion i tillë.

Lexo po ashtu Zbulohet se përse 12 klube duan ta formojnë Superligën Evropiane: Të ardhurat janë stratosferike

Por, siç mëson ABC Deportes, Florentino Perez është iniciatori për formimin e Superligës Evropiane dhe gjithçka është e planifikuar nga ai.

Presidenti i Real Madridit thuhet se fillimisht ishte në kontakte me kreun e UEFA-s, Aleksander Ceferin për të bërë ndryshime në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Shpërthen UEFA: 12 klube rrezikojnë ndëshkimin e rëndë shkaku i krijimit të Superligës Evropiane

Më pas, Perez ka tradhtuar këtë ndryshim formati dhe ka bindur klube nga Liga Premier, Serie A e La Liga që t’i bashkohen Superligës Evropiane.

Siç raporton mediumi, Perez do të bëhet president i Superligës, derisa DAZN besohet se dëshiron t’i marrë të drejtat televizive, duke ofruar 5 miliardë euro. /Telegrafi/