Site icon Telegrafi

Dështimi i ‘Katër Fantastikëve’: Një paralajmërim për Barcelonën, pasi kishte dështuar kur në sulm kishe emra si Messi, Ronaldinho, Henry dhe Eto’o

Barcelona është e vendosur ta ndërtojë një prej sulmeve më të frikshme të futbollit në sezonin e ardhshëm pasi ata vazhdojnë ta ndjekin Antoine Griezmannin dhe Neymarin, për t’i bashkuar me Lionel Messin dhe Luis Suarezin në Camp Nou.

Ernesto Valverde do të kishte një fuqi të pabesueshme në duart e tij, por ekziston një precedent i frikshëm që nuk funksionoi në këtë klub.

Në sezonin 2007/08, Joan Laporta kishte bërë diçka të ngjashme, kur ai e mbajti Thierry Henryn për Frank Rijkaardin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Në atë kohë, trajneri holandez tashmë e kishte Ronaldinhon, Samuel Eto’on dhe Lionel Messin, dhe argjentinasi ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë.

Ata u pagëzuan si ‘Katër Fantastikët’, por nuk funksionuan kurrë dhe asnjëherë nuk luajtën në fushë së bashku.

Nga 58 ndeshjet që luajtën atë sezon, të gjithë ishin në dispozicion vetëm në katër ndeshje dhe Rijkaard nuk e kishte ndërmend të luante me të gjithë së bashku nga minuta e parë.

Eto’o u lëndua pas trofeut Joan Gamper për tre muaj, pastaj Messi pësoi një goditje para se kamerunasi të nisej për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Messi u dëmtua për herë të dytë pastaj, përpara se Ronaldinho vetë të pësonte probleme në mars.

Trident më i përdorur në atë vit ishte Messi, Henry dhe Ronaldinho , të cilët luajtën 13 herë së bashku.

Tjetri ishte Henry, Messi dhe Eto’o (shtatë herë) dhe më në fund Ronaldinho, Eto’o, Messi (tre herë).

“Ka katër lojtarë për tri pozicione,” ishte shprehur Johan Cruyff , një nga shumë që kishin kundërshtim që katër të luanin së bashku.

“Do të jetë e vështirë të mbash një ekuilibër, por është Kupën e Kombeve të Afrikës , dhe gjithmonë shfaqen dëmtimet dhe pezullimet”.

“Nëse dikush dëshiron t’i shohë “Fantastic Four “, atëherë shkoni në kinema”, kishte thënë holandezi.

Në fund, ata ishin parë së bashku vetëm në stërvitje dhe gjërat në klub ndryshuan kur në krye erdhi Pep Guardiola në vitin 2008.

Ronaldinho kishte shkuar si lojtar i lirë, Messi vazhdoi të zhvillohej dhe trajneri e donte Eto o.

Tani Messi është dymbëdhjetë vjeç më i vjetër se atëherë, ai e ka Suarezin nga ana e tij dhe mund ta shohë në krahë edhe Neymarin dhe Griezmannin, për ta formuar një tjetër ‘Katërshe Fantastike”.

Por a do të funksionojë? Mbetet të shihet se a do të realizohet, pastaj a do të funksionojë. /Telegrafi/

Exit mobile version