Telegrafi

“Dëshmi se Bernabeu është shtëpia e Messit” – disa nga shakatë pas festës historike të superyllit (Foto)

Superdueli i të dielës mbrëma, El Clasico, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu, do të hyjë në histori si një prej dueleve më të mira ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj spanjollë. Për më shumë, momentet më të spikatura do të përsëriten gjatë viteve në vijim.

Natyrisht se do të diskutohet se cili ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes: Goli fantastik i Ivan Rakitic; përjashtimi i Sergio Ramosit dhe reagimi i tij në momentet e largimit nga fusha; goli i parë i Lionel Messit; përpjekja e dështuar e Cristiano Ronaldos të shënonte më ‘gërshërë’; apo padyshim goli i fitores i realizuar në minutat shtesë nga Messi.

Uniku Lionel Messi (Twitter)

Përgjigja përfundimtare është se momenti që do të mbahet më së shumti mend ishte festa e Leo Messit duke e mbajtur fanellën e Barcelonës para tifozëve blaugranë në stadium, pasi shënoi golin e fitores që njëherësh ishte i 500-ti në karrierën e tij.

Dhe tashmë në rrjetet sociale kanë filluar të bëhen fotomontazhe të shumta që janë mjaft kreative dhe interesante, ndërsa disa prej tyre jua sjellim më poshtë.

Dëshmi se Bernabeu është shtëpia e Messit (Twitter)

/Telegrafi/