Site icon Telegrafi

Dëshironin të parandalonin kolonën e luftëtarëve të Wagnerit drejt Moskës, momenti kur hidhet në erë një urë

Dje, një urë është shkatërruar në rajonin rus të Voronezh.

Bëhet fjalë për rajonin nëpër të cilin kaluan forcat e Wagnerit gjatë rrugës për në Moskë, të cilët, në fund, nuk e arritën.

Ura u hodh në erë, me shumë gjasa me qëllim që t’i ndalonte të avanconin më tej, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon momentin e shpërthimit.

Lexo po ashtu Ish-këshilltari i Putinit pranon se 'ka krizë' në qeverinë ruse

Vetë ura nuk mund të shihet sepse videoja është marrë nga një veturë që lëvizte në rrugë jo shumë larg urës.

Megjithatë, shpërthimi i fuqishëm shkaktoi një aksident trafiku. /Telegrafi/

Exit mobile version