Site icon Telegrafi

Dëshira e Hasit: Cristiano Ronaldo!

Trajneri i Olympiacosit, Besnik Hasi, është ende në ditët e tij të para të punës me skuadrën greke, por ka nisur të krijojë idetë e qarta se çfarë ka nevojë.

Në një intervistë të publikuar në sajtin zyrtar të klubit, trajneri shqiptar ka bërë me dije se ka ende nevojë për transferime, se ka shumë mangësi në përgatitjen fizike të lojtarëve, si dhe ka bërë me dije kërkesat e tij për secilin futbollist, transmeton Panorama Plus.

Lexo po ashtu Hasi tregon kush është shefi në Greqi, e largon yllin e madh të Olympiacosit

“Kur them duam lojtarë cilësorë, i kam të qarta vështirësitë që hasen kur kërkohet një futbollist shumë i shtrenjtë”.

“Megjithatë, ne kemi bërë një plan dhe do t’i provojmë alternativat një nga një”.

“Një emër për faqen e parë të gazetës së Olympiacosit? Do të thosha Cristiano Ronaldo. Fare e thjeshtë. Jam fans i tij dhe do të ishte interesante për tifozët tanë që të lexonin për të”, ka thënë Hasi.

Exit mobile version