Telegrafi

Derisa e presin “rikthimin e mbretit”, tifozët e Interit bëjnë në një video speciale të Lukakut në “Lord of the Rings”

(Foto: Screenshot/Twitter)

Tifozët e Interit kanë krijuar një video mbresëlënëse duke përdorur teknologjinë ‘deepfake’ për ta vendosur Romelu Lukakun në “Lord of the Rings”, duke përfshirë edhe Lautaro Martinez si Legolas, Marcelo Brozovic si Frodo Baggins dhe Paulo Dybala si Arwen.

Klipi u realizua nga tifozët që po përgatiten për “Rikthimin e Mbretit”, teksa sulmuesi belg pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pasi është laeguar nga Chelsea në huazim për tetë milionë euro plus bonuset.

Lukaku shfaqet në karakterin e Aragorn duke marrë kurorën nga presidenti i Interit, Steven Zhang, ndërsa fytyrat në turmë përfshijnë edhe ish-presidentin Massimo Moratti.

Lexo po ashtu Marotta u tregoi gazetarëve se kur arrin Lukaku te Interi - ndërsa për Dybalan kishte përgjigje tjetër

Kur sulmuesi takohet me Lautaron, ata e ndryshojnë skenarin në: “Ne do të godasim sërish”.

Ndërkohë që Dybala i afrohet belgut, drejtori Giuseppe Marotta pëshpërit për të sjellë në mendje qëndrueshmërinë ekonomike. /Telegrafi/