Telegrafi

Dërguti: Kurti s’ka rival, nuk krahasohet me Haradinajn e Hotin

Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për kandidimin e Albin Kurtit për kryeministër nga kjo parti.

Dërguti është shprehur se Kurti është pakrahasimisht më i mirë se dy kandidatët e tjerë, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti.

“Kemi zgjedhur njeriun më të mirë mes nesh, njeriun më të guximshëm, përgatitja intelektuale është pakrahasimisht larg me kandidatët e tjerë dhe që ai mund ta përballojë çdo sfidë”.

“Nuk shoh rival ndaj Albin Kurtit, ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Është njeri i artikuluar, është i guximshëm, besnik karshi zotimeve që ka pasur. Pa problem ai e përballon këtë garë”, ka thënë Dërguti në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës.