Site icon Telegrafi

Dërgohet në mbajtje shoferi që goditi këmbësorin në Prizren

Është arrestuar personi i cili goditi këmbësorin të enjten në Prizren.

Xh.Zh., 21-vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, bëri të ditur se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Si pasoj e këtij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbësori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dërgohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, ka njoftuar Bytyqi.

Njësiti i Hetuesisë, është duke u marrë me rastin dhe po kryejnë hetime të thelluara për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Lexo po ashtu Pamje nga momenti kur në Prizren vetura godet këmbësorin në 'zebra'

Ndërkaq, sipas Policisë për 11 muaj në Kosovë, 96 persona kanë vdekur në aksidente të ndryshme komunikacioni.

Krahasuar me vitin 2022, shifrat janë pothuajse të njëjta. Pra në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 98 viktima.

Lexo po ashtu "Rrugët e vdekjes" në Kosovë, 96 viktima dhe mbi 15 mijë të lënduar për 11 muaj

Në statistikat e policisë, shihet se këtë vit ka rritje të aksidenteve me persona të lënduar.

Gjatë këtij viti 15459 persona u lënduan në aksidente komunikacioni, ndërsa vittin 2022 kishte 13369 persona me lëndime trupore.

Sivjet kishte 21370 aksidente, ndërsa vitin e kaluar 18886, që i bie një rritje e dukshme e aksidenteve krahasuar me 2022./Telegrafi/

</div

Exit mobile version