Site icon Telegrafi

Derby della Madonnina për Barellan

Nicolo Barella (Getty Images)

Një ‘luftë’ transferimi thuhet se po bëhet ndërmjet Interit dhe Milanit për mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Edhe afati kalimtar i dimrit pritet të jetë i nxehtë në Serie A dhe në veçanti nga skuadrat e Milanos.

Sipas gazetës Corriere dello Sport, drejtuesit e Milanit do të shikojnë me kujdes Barellan gjatë përballjes të së dielës në Sardenja.

Lexo po ashtu Barella, 'plani b' i mesfushës së Interit

Gazeta shpjegon se kuqezinjtë mund të ulin çmimin prej 40 milionë eurosh të Cagliarit duke ofruar lojtarë në këmbim.

Nicolo Barella (Getty Images)

Kjo pasi pronarët e rinj të Elliott Management janë duke “punuar” në rritjen e ardhurave duke ofruar lojtarë të talentuar.

Megjithatë, Interi ka vendosur pamjet e tyre për 21-vjeçarin që një kohë të gjatë dhe bisedimet kanë filluar tashmë me presidentin e klubit, Tommaso Giulini.

Lexo po ashtu Talentet e Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit – Këta janë 10 yje e rinj që duhet t’i ndiqni në ligat më të mëdha evropiane këtë sezon

Barella është shfaqur në të katër ndeshjet e Serie A në këtë sezon dhe është thirrur për ndeshjet e fundit të Italisë kundër Polonisë dhe Portugalisë.

21-vjeçari llogaritet si njëri nga talentet më premtues në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version