Telegrafi

Derbi të mëdha në IPKO, Barca – Atletico dhe Juve – Milan këtë fundjavë

Fundjava futbollistike pritet të jetë mjaft e nxehtë në futbollin evropian, pasi që pritet të ketë përballje historikisht të forta.

Barcelona – Atletico Madrid
Gara: La Liga
Koha: E shtunë, 20:45
Transmetimi: Supersport Kosova 2, Supersport 2

Barcelona do të mund të përfundojë të gjitha llogaritë për titull në përballjen direkte ndaj Atletico Madridit që zhvillohet këtë fundjavë.

Katalanasit me një fitore do të mbyllnin gjithë dilemën, e po ashtu edhe barazimi u përshtatet, kurse Atletico Madridit i nevojitet fitorja për t’u afruar në vetëm peë pikë me kreun, tetë javë pa përfunduar sezoni.

Ndeshjen me peshë për titull mund ta shikoni në Supersport Kosova 2 të platformës IPKO.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Juventus – Milan
Gara: Serie A
Koha: E shtunë, 18:00
Transmetimi: Supersport Kosova 1, Supersport 2

Juventusi nëse shkojnë rezultatet përshtati këtë javë, do të mund të festojë titullin para tifozëve të vet.

Milani në anën tjetër ka nevojë më shumë për pikë në luftën e ashpër për Ligën e Kampionëve, pasi këtu nuk kontribuan disfatat nga Interi dhe Sampdoria.

Ndeshja do të tranmsetohet këtë të shtunë në Supersport Kosova 1 dhe Supersport 2.

Juventus . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

E premte:
Southampton – Liverpool (21:00, SSK1)

E shtunë:
Real Madrid – Eibar (16:15, SS1)

E dielë:
Everton – Arsenal (15:05, SSK1)
Inter – Atalanta (18:00, SS2)

Për të përjetuar aksionin më të fortë futbollistik duhet të abonoheni në platformën ekskluzive, IPKO që me kanalet Supersport ju sjell ndeshjet në shtëpi superyjet e futbollit evropian. /Telegrafi/