Mesfushori italian, Bryan Cristante, ka përfunduar në radarin e skuadrave londineze, Arsenal dhe Chelsea.
Cristante ka impresionuar me Atalantas këtë sezon dhe ka fituar ftesë edhe nga ekipi kombëtar italian.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Dy skuadrat më të mëdha angleze, Liverpooli dhe Manchester Unitedi u lidhin më parë me shërbimet e tij, por tani kanë konkurrencë të fortë nga Liga Premier.
Sipas mediumit Sky Sports, edhe Arsenali dhe Chelsea janë të interesuara në nënshkrimin e mesfushorit të Atalantas, Cristante.
Cristante iu pëlqen shumë edhe skuadrave të mëdha italiane si Juventusi, Interi dhe Roma.
Edhe Borussia Dortmund thuhet se është e interesuar në transferimin e Cristantes dhe vera pritet të jetë e nxehtë për të ardhmen e italianit.
Ndryshe, Cristante ka shënuar 12 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat, edhe pse një mesfushor qendre. /Telegrafi/