Telegrafi

Derbi londinez dhe rikthimi i madh i Realit – fundjavë e zjarrtë e futbollit në IPKO

Këtë fundjavë rikthehet aksioni futbollistik në top kampionatet evropiane.

Real Madrid – Sevilla
Koha: E shtunë, 16:15
Transmetimi: Supersport Kosova 2, SuperSport 3
Platforma: IPKO

Në Spanjë është skuadra nga kryeqyteti, 13 herë kampioni i Evropës, Real Madridi, që gjendet në pozitë të padëshirueshme tabelare.

Megjithatë, ecuria pozitive e fundit e rezultateve do të mundohet të vazhdohet në Santiago Bernabeu të shtunën nga ora 16:15.

Kundërshtare është skuadra e Sevillas që gjendet në vendin e tretë ka pretendime të mëdha pasi gjendet në vendin e tretë.

Me një fitore, Real Madridi do të okuponte pozitën e tretë dhe do të kthehej në luftë për dy vendet e para, e derbi spanjoll do të transmetohet në dy kanalet, Supersport Kosova 2 dhe Supersport 3, në platformën më të madhe televizive, IPKO.

Luka Modric duke festuar golin ndaj Real Betisit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Arsenal – Chelsea
Koha: E shtunë, 18:30
Transmetimi: Supersport Kosova 1, SuperSport 3
Platforma: IPKO

Derbi londinez nuk është vetëm një përplasje lokale e dy prej klubeve më të mëdha të Londrës, por në Emirates do të luhet për shumëçka tjetër, jo vetëm për krenari.

Chelsea ka 47 pikë dhe gjendet në vendin e katërt, e Arsenalit vetëm fitorja i kryen punë për të qëndruar në luftën për top katërshe, pasi që tashmë edhe Manchester United është afruar.

Garantohet spektakël mes dy skuadrave më të mëdha londineze ku protagonistë do të jenë dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e ata mund t’i shikoni në platformën më unikale televizive, në IPKO.

Napoli – Lazio
Koha: E dielë, 20:30
Transmetimi: Supersport Kosova 1, Supersport 2
Platforma: IPKO

Java fantastike e futbollit mbyllet me duelin e dy skuadrave me futboll atraktiv në Serie A, ku do të kemi përplasje shqiptarësh.

Napoli i Elseid Hysajt përballë Lazios së Tomas Strakoshës dhe Valon Berishës do të kërkojë të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit.

Rezultati i këtij dueli pritet të ketë impakt të rëndësishëm në renditjen tabelare në Serie A, andaj nuk ka sfidë më të mirë për mbylljen e fundjavës atraktive në Supersport Kosova 1.

Ndeshjet tjera që vlen të përmenden e që do të jenë në transmetim në platformën IPKO:

E shtunë:
Liverpool – Crystal Palace (16:00h)
Inter – Sassuolo (20:30h)

E gjithë aventura futbollistike në top kampionatet evropiane si Premier Liga, La Liga dhe Serie A mund të përcjellet duke bërë abonimin në platformën më të madhe televizive, në një nga dyqanet zyrtare të IPKO-s.

/Telegrafi/