Telegrafi

Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti deklarohet pas aksidentit: Shpëtuam fatbardhësisht

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Prishtinë, pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Në mesin e këtyre të aksidentuarve është gjendur edhe deputetja e LVV-së Tinka Kurti me familjarë.

Përmes një shënimi në Facebook, deputetja ka thënë se për fat të mirë ajo dhe familjarët kanë shpëtuar.

“Familjarë e miq që jeni shqetësua sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falënderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu Pesë të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Për aksidentin në fjalë është prononcuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Telegrafi/