Telegrafi

Deputetja e AAK-së reagon pasi Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së: Përgëzime LVV-së për politizimin e KPM-së

Për zgjedhjen e Luljeta Aliut anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e politizoi edhe KPM-në.

Lexo po ashtu Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së

“Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, znj. Luljeta Aliu”.

“Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij”, ka shkruar tutje Bytyqi./Telegrafi/