Deputeti i patisë Syriza në Greqi, Makis Balaouras, ka befasuar me deklarimet e tija të fundit rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, dy javë pasi ministri Janis Muzalas, në një intervistë televizive, e quajti Maqedoninë me emrin kushtetues të saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në intervistën e Balouras dhënë radio ”Parapolitika”, deklaroi se pesonalisht nuk ka ndonjë problem që emri i fqinit verior të Greqisë të mbetet, thjeshtë Maqedonia, pa ndonjë shtesë gjeografike, duke theksuar se nuk është kundër edhe nëse përdoret emri ”e veriout”, ose ”Sllavomaqedonia”./Telegrafi/